
GREQI- Tifozët e AEK-ut u janë kundërpërgjigjur atyre të Olympiacos, teksa mbrëmjen e djeshme në duelin e Ligës së Europës, ndaj Ajaksit, kanë nxjerrë një pankartë ku shkruhej: “Kosova is Albania”. Sapo ajo u shfaq ka bërë që stadiumi të shpërthejë në duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit. Banderola është hapur nga një grupim tifozësh i quajtur “Original 21”.

Ky është mesazhi i parë i tillë që e shfaq një grup joshqiptar. Mesazhi vjen pas një fushate agresive të mesazhit “Kosovo je Serbija” në stadiumet serbe, rumune , ruse, etj.
Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist. Pak ditë më parë nga grupimi ultras i Olimpiakosit u shfaq një baner ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
-
Tifozët grekë të Olympiakos thirrje raciste: Kosova është Serbi
27 Shtator, 21:52
Ndeshja AEK-Ajaks përfundoi me rezultatin 1-1./Zëri.ai