LOS ANGELES- Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare kampioni amerikan i boksit, Paul Bamba. Ai u bë kampion i artë i ËBA në peshën e kryqëzuar këtë muaj dhe sfida e tij e radhës do të ishte me Jake Paul dhe Tommy Fury. Bamba u bë kampion duke mposhtur Rogelio Medina fundjavën e kaluar.
Me këtë arritje ai theu një rekord të vendosur nga Mike Tyson për shumicën e fitoreve në një vit kalendarik me nokaut, plot 14-të, dhe ka një rekord prej 19 fitoresh dhe 3 barazime gjatë karrierës së tij. Autoritetet kanë lajmëruar se po hetojnë shkakun e vdekjes së tij.
Ai ishte mik me yllin e popit NE-YO dhe u bë i pari që nënshkroi me kompaninë e tij të menaxhimit. NE-YO dhe familja e Bamba lëshuan një deklaratë të përbashkët për ndarjen nga jeta të boksierit.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit të dashur, vëllait, mikut dhe kampionit të boksit Paul Bamba, drita dhe dashuria e të cilit preku jetë të panumërta. Ai ishte një konkurrent me një ambicie të paepur për të arritur madhështinë. Por, më shumë se çdo gjë ai ishte një individ i jashtëzakonshëm që frymëzoi shumë njerëz me vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme. Ne jemi të lënduar nga vdekja e tij dhe kërkojmë privatësi dhe mirëkuptim gjatë kësaj kohe të vështirë", thuhet në njoftim. /ZËRI