
Ermal Mamaqi dhe Fifi
TIRANË- Aktori Ermal Mamaqi ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij, lidhja e supozuar e këngëtares Elvana Gjata me milionerin në Londër, por jo vetëm.
Aktori i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ka vendosur të sqarojë dhe një deklaratë që Fifi ka dhënë disa kohë më parë në një emision televiziv, ku u shpreh se gjatë bashkëpunimit me Mamaqin, ai i ka nxirë jetën.
“Besoj se Fifi këtë e ka thënë me shaka, por nëse do të qëndrojmë seriozë, unë kam një natyrë që dua të jem korrekt në punë dhe pres korrektesë nga ata që punojnë me mua”, u shpreh ai.
/ZËRI
Poll