Aktualitet

Tensionet në Kosovë/ Fevziu: Përgjigjia, eliminimi i plotë i njësitit serb

Gazetari Fevziu thotë se nuk bëhet fjalë për një organizim të kriminelëve dhe trafikantëve lokalë, por për një njësit të stërvitur, me plan të qartë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

k.m.
Tensionet në Kosovë/ Fevziu: Përgjigjia, eliminimi i plotë i
Blendi Fevziu

TIRANË- Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim lidhur me sulmin me armë në fshatin Banjskë të Zveçanit, 1 punonjës policie nga një grup i armatosur serb. Në një postim të gjatë në rrjetin social “Instagram", gazetari Fevziu thotë se nuk bëhet fjalë për një organizim të kriminelëve dhe trafikantëve lokalë, por për një njësit të stërvitur, me plan të qartë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, në videon e publikuar në rrjetet e tij sociale, Fevziu thotë se pas ngjarjes duhet që të ketë vetëm një përgjigje që sipas tij është “eliminimi i plotë i njësitit dhe identifikimi i dërguesve të tyre”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

PJESË NGA FJALA E FEVZIUT:

Republika e Kosovës është që prej orëve të para të mëngjesit nën një agresion ushtarak. Një njësit i mirëarmatosur, mirëpajisur dhe padyshim i stërvitur, ka sulmuar brenda territorit të Kosovës një patrullë policie duke vrarë një polic, baba i 2 djemve, 12 dhe 19 vjeç dhe ka plagosur dy të tjerë. Nuk bëhet fjalë për një organizim të kriminelëve dhe trafikantëve lokalë, por për një njësit të stërvitur, me plan të qartë. Nuk dihet ende kombësia e tyre, por cilado qoftë ajo, Kosova ndodhet përpara një agresioni kriminal. Ky agresion duhet të ketë vetëm një përgjigje: Eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre. Kujdesi i vetëm duhet të jetë mos të ketë dëme kolaterale në njerëz që nuk janë përfshirë dhe nuk kanë lidhje me kriminelët.

Çfarë ka ndodhur në Kosovë?

Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 3 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca Wanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB