Qytetërim

Telashe për futbollistin e njohur, akuzohet për përdhunim

Futbollisti i Marokut dhe i PSG-së Ashraf Hakimi akuzohet nga një grua për përdhunim. Ai nuk u paraqit në stërvitjen e ekipit, pasi u thirr nga gjykata.

D.XH
Telashe për futbollistin e njohur, akuzohet për përdhunim
Ashraf Hakimi

FRANCË - Futbollisti i njohur maroken, Achraf Hakimi, humbi stërvitjen e sotme me klubin e tij francez Paris Saint-Germain (PSG) për arsye personale. Kështu njoftoi klubi.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i skuadrës pariziene, Luis Enrique, konfirmoi mungesën e Hakimit, duke theksuar megjithatë se lojtari maroken është në gjendje shumë të mirë. Përveç kësaj, Enrique tha se lojtari do të jetë i pranishëm në ndeshjen e kampionatit të së shtunës kundër Nantes.

Trajneri nuk bëri të ditur asnjë informacion të mëtejshëm për mungesën e Hakimit, duke siguruar se nuk ka asgjë serioze që do të ndikonte në lojë. Sipas të përditshmes franceze ‘L'Equipe’, Achraf Hakimi u thirr nga një gjykatë rajonale në Nanterre për t'u paraqitur në një seancë, sepse një grua e ka akuzuar atë për dhunë seksuale.

Në fillim të këtij viti, ‘Le Parisien’ kishte raportuar se gruaja shkoi në stacionin e policisë dhe tha se ylli maroken i futbollit e kishte sulmuar seksualisht. Bëhet me dije se policia franceze ende nuk ka nisur hetimet për lojtarin.

Paditësja pretendoi se ngjarja ka ndodhur në Boulogne-Billancourt më 16 janar. Ajo shtoi se të dy fillimisht ishin njohur  në Instagram dhe se takimi i tyre i parë personal u zhvillua në shtëpinë e Hakimit, ndërsa familja e tij ishte me pushime. Stafi i futbollistit ka thënë se rasti ka të bëjë me zhvatje parash./ZËRI/

Poll

MOS HUMB