Qytetërim

Të dhëna tronditëse të OBSH-së: Pothuajse 1 në 6 fëmijë ka qenë viktimë e ngacmimeve në internet

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ky anketim është një thirrje zgjimi për atë që po ndodh në botë.

k.m.
Të dhëna tronditëse të OBSH-së: Pothuajse 1 në 6
Foto ilustruese

TIRANË- Rreth 16% e 11 deri në 15-vjeçarëve thonë se kanë qenë viktima të ngacmimeve në internet në vitin 2022, një shifër kjo që shënoi një rritje nga anketa e mëparshme. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ky anketim është një thirrje zgjimi për atë që po ndodh në botë.

“Ky raport është një thirrje zgjimi për ne që të luftojmë ngacmimet dhe dhunën kudo dhe kurdo që ndodh,”- tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Shkalla e ngacmimit fizik mbetet e qëndrueshme: 11% e fëmijëve thanë se ishin ngacmuar në shkollë vitin e kaluar, nga 10% që pohuan të njëjtin fakt 4 vite më parë.

"Pandemia ka ndryshuar mënyrën se si ndërveprojnë adoleshentët,"- tha OBSH, duke shpjeguar se format dixhitale të dhunës morën hov pas pandemisë së koronavirusit, kur bota e të rinjve u bë gjithnjë e më dixhitale. Sipas raportit të ri, 15% e djemve dhe 16% e vajzave thanë se ishin ngacmuar në internet të paktën një herë në muajt e fundit.

6 orë në ekran

Nivelet më të larta të ngacmimeve u regjistruan në Bullgari, Lituani, Poloni dhe Moldavi, ndërsa më të ulëtat në Spanjë. Kaq bëri me dije OBSH, pa shtuar detaje të tjera.

“Me të rinjtë që shpenzojnë deri në gjashtë orë në ditë në internet, edhe ndryshimet më të vogla në shkallën e ngacmimit dhe dhunës mund të ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e mijëra njerëzve,”- komentoi Kluge.

Sondazhi u bë me 279,000 fëmijë dhe adoleshentë nga 44 vende dhe rajone në Evropë, Azinë Qendrore dhe Kanada. Në shumicën e zonave, bulizmi kibernetik arrin kulmin në moshën 11 vjeç për djemtë dhe 13 vjeç për vajzat. Megjithëse nuk ka shumë dallime, në Kanada janë raportuar më shumë incidente ngacmimi midis fëmijëve më të varfër./ZËRI

Poll

MOS HUMB