Qytetërim

Qytetarët e bllokuar në kufi, këngëtari Labinot Tahiri mes tyre, tregon ç'pa: S'ishin mirë

Këngëtari është shprehur se qytetarët nuk ishin në gjendje të mirë.

f.t
Qytetarët e bllokuar në kufi, këngëtari Labinot Tahiri mes
Labinot Tahiri

KOSOVË-Këngëtari Labinot Tahiri ka treguar përvojën e tij se si ka shkuar t’i ndihmojë qytetarët e bllokaur në kufirin Kroaci-Serbi, pasi nuk lejoheshin nga policia serbe të kalonin pikën kufitare për shkak se kanë letërnjoftime dhe pasaporta të shtetit të Kosovës. Tahiri, në një intervistë për emisionin "Radio Activ të Klan Kosova FM", është shprehur se qytetarët nuk ishin në gjendje të mirë.

“Po vazhdojnë të kthehen nga Mali i Zi se nuk i kanë lëshuar policia serbe, kishte shumë fëmijë edhe të moshuar. Disa prej udhëtarëve u kam lënë telefonin tim që nëse kanë nevojë për mjete financiare t’i ndihmojë. Rezervat e tyre për ushqim dhe ujë ishin pothuajse në harxhim, aty afër nuk kanë markete”, ka thënë Tahiri.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri sot kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë as para dhe as të ktheheshin pas. Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim” dhe gjëndja shëndetësore e një prej udhëtarëve u përkeqësua, duke u dërguar për mjekim urgjent në Beograd. 

Veprimi i Serbisë solli reagime të ashpra edhe nga ndërkombëtarët, ku zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e ndjekur nga afër situatën e krijuar. Stano u shpeh se Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Bllokimi i qytetarëve erdhi pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e Këshilit Evropian./ZËRI

Poll

MOS HUMB