Qytetërim

Tatuazhi i Luizit për Kiarën shkoi keq? Rrjeti e krahason me Loredanën

Dyshja u njohën në formatin "Big Brother VIP 2" fiks një vit më parë, ndaj edhe Luizi ka vendosur që t’i bëjë një surprizë Kiarës, duke bërë portretin e saj tatuazh.

k.m.
Tatuazhi i Luizit për Kiarën shkoi keq? Rrjeti e krahason me
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

TIRANË- Luiz Ejlli dhe Kiara Tito festojnë sot përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja u njohën në formatin "Big Brother VIP 2" fiks një vit më parë, ndaj edhe Luizi ka vendosur që t’i bëjë një surprizë Kiarës, duke bërë portretin e saj tatuazh.

"Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë këtë ditë e kam si kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza me ndihmën e zotit. Vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve,"-thotë Luizi në video.

Tatuazhi i Luizit për Kiarën shkoi keq? Rrjeti e krahason me

Mirëpo tatuazhi ka shkaktuar shumë reagime tek komentuesit, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat. Sipas tyre, personazhi i tatuazhuar nuk i ngjan Kiarës, por është më shumë si një portret i këngëtares shqiptare në Zvicër, Loredana Zefit.

Tatuazhi i Luizit për Kiarën shkoi keq? Rrjeti e krahason me
Loredana

Gjithashtu ka edhe të tjerë që e krahasojnë me Lori Hoxhën, Efi Dhedhes, këngëtaren Kida, etj.

Tatuazhi i Luizit për Kiarën shkoi keq? Rrjeti e krahason meTatuazhi i Luizit për Kiarën shkoi keq? Rrjeti e krahason me

Pas komenteve Luizi ka reaguar me një foto në InstaStory ku tregon në njërën anë foton e Kiarës dhe në tjetrën tatuazhin.

Tatuazhi i Luizit për Kiarën shkoi keq? Rrjeti e krahason me

Mesa duket, ai vetë e sheh si një krijim të mirërealizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB