Qytetërim

Spekulimet se Sean Diddy abuzoi me të, Justin Bieber thyen heshtjen

Kjo deklaratë është bërë pasi në faqe të ndryshme në internet ishin rishfaqur video të vjetra të Combsit dhe Bieberit, duke ngjallur spekulime rreth natyrës së marrëdhënies së tyre

F.I
Spekulimet se Sean Diddy abuzoi me të, Justin Bieber thyen heshtjen
Justin Bieber dhe Sean Diddy

SHBA-Këngëtari Justin Bieber ka thyer heshtjen e tij mes spekulimeve në mediat sociale se ai ishte viktimë e abuzimeve seksuale nga Sean “Diddy” Combs. Një zëdhënës i këngëtarit për portalin amerikan të personazheve të famshëm “TMZ” deklaroi se Bieber nuk ishte viktimë e Diddy-t.

“Justin nuk është një nga viktimat e Sean Combs. Megjithatë, ka individë që janë dëmtuar realisht nga ai. Të largosh vëmendjen nga kjo e vërtetë i dëmton përpjekjet për drejtësi që këto viktima e meritojnë”, ka thënë zëdhënësi i këngëtarit.

Kjo deklaratë është bërë pasi në faqe të ndryshme në internet ishin rishfaqur video të vjetra të Combsit dhe Bieberit, duke ngjallur spekulime rreth natyrës së marrëdhënies së tyre, sidomos pas arrestimit të Combsit në muajin shtator të vitit 2024, nën dyshimet për trafikim seksual.

55-vjeçari e ka ndihmuar Justin Bieberin të depërtojë në industrinë e muzikës në moshën 15 vjeç dhe ka patur dyshime se mund ta ketë keqpërdorur si njomak që ishte. Sean Combs u arrestua në shtator të vitit 2024. Sipas raportimeve të mediave amerikane, autoritetet ligjzbatuese e akuzojnë atë për kërcënim dhe abuzim me njerëz midis viteve 2004 dhe 2024.

Poll

MOS HUMB