Qytetërim

Spalletti ikën nga konferenca me lot në sy: U shkarkova si trajner i Italisë!

Spalletti bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp, pasi Norvegjia e tronditi Italinë me një fitore 3-0 të premten, duke i dhënë mysafirëve një fillim poshtërues në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës.

k.m.
Spalletti ikën nga konferenca me lot në sy: U shkarkova si trajner i
Luciano Spalletti

ITALI- Luciano Spalletti është shkarkuar nga detyra si trajner i Italisë, konfirmoi vetë ai të dielën, pas humbjes së rëndë kundër Norvegjisë, por do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e së hënës ndaj Moldavisë. Spalletti bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp, pasi Norvegjia e tronditi Italinë me një fitore 3-0 të premten, duke i dhënë mysafirëve një fillim poshtërues në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës.

"Në mbrëmje kaluam mjaft kohë së bashku me Presidentin Gravina dhe ai më informoi se do të lirohem nga detyrat e mia. Nuk do të kisha hequr dorë, por jam i shkarkuar dhe duhet ta marr parasysh këtë,"- Luciano Spalletti e tha këtë lajmërim në një konferencë për shtyp duke shtuar: Nesër do të shkoj në stol, pastaj do ta zgjidhim kontratën.

Ai e ndërpreu konferencën për shtyp me lot në sy. Kur u pyet nëse ndihej i tradhtuar nga dikush apo diçka, ai heshti, bëri një pushim. Pastaj tha: I tradhtuar? 

Më pas, tundi kokën, pastaj renditi emrat e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, pastaj u ngrit dhe me kokën ulur doli nga salla, i pranishëm ishte edhe Gravina i cili nuk foli dhe ndoqi Spallettin, ndërsa gazetarët e pranishëm e përshëndetën ish-trajnerin me duartrokitje.

"Isha i bindur se mund të arrinim në Kupën e Botës... Dhe mbetem i bindur se kjo kombëtare mund ta arrijë majat. Bota ime nuk shembet kur humbasin ndeshje të caktuara, ka kufizime. Isha i bindur se mund të kisha bërë ndryshe, por nuk ia dola. Jam i zhgënjyer me veten. E dua këtë fanellë, lojtarët që kam stërvitur dhe nesër në mbrëmje do t'u kërkoj të tregojnë gjithçka që kanë."

President i Federatës Italiane të Futbollit që nga viti 2018, Gabriele Gravina e kaloi me qetësi momentin duke u shprehur se "nuk mund të pranoj që të humbasim kështu", por nuk i kurseu as deklaratat e "dashurisë" për Luciano Spalletti-n.

"Nuk ka përçarje, por nuk ka as shumë qartësi edhe për shkak të lodhjes fizike. Por duhet të shkojmë në Kupën e Botës dhe ka shumë ndeshje të tjera. Unë besoj në këtë ekip dhe në këtë projekt,"-shtoi ai.

Por po ashtu shtoi se nesër në Reggio Emilia vjen Moldavia dhe ndaj tyre nuk do të lejohen gabime dhe në çdo rast do të ketë reflektim mbi rrugën që duhet ndjekur. Gjithashtu ai u dha fund lojës së hamendësimeve mbi zëvendësimin e mundshëm të Spalletti-t me Claudio Ranierin, i cili po kërkohet nga tifozët./ZËRI

Poll

MOS HUMB