Qytetërim

Sot do festonte 24-vjetorin, Vangjel Tavo kujton të bijën: Festo me engjëjt shpirti im

Ish-deputeti Tavo i ka dedikuar një shkrim prekës të bijës së ndjerë.

k.m.
Sot do festonte 24-vjetorin, Vangjel Tavo kujton të bijën: Festo me
Vangjel dhe Eva Tavo

GJIROKASTËR- Vajza e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, Eva (Evanthia) Tavo, e cila humbi jetën pak javë më parë, sot do të festonte 24-vjetorin e lindjes. Në përvjetorin e saj, ish-deputeti Tavo i ka dedikuar një shkrim prekës të bijës së ndjerë.

POSTIMI I PLOTË

Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë…, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt… Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi! Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le… Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im!

Eva Tavo, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut, ku ishte pasagjere në një mjet "Audi"' që po udhëtonte për të Shkup. Lajmin për ndarjen nga jeta të saj, e dha vetë Tavo, ndërkohë që Eva disa vite më parë kishte humbur dhe të ëmën./ZËRI

Poll

MOS HUMB