
TIRANË- Skualifikimi i Eglës nga shtëpia e Big Brother ka sjellë përplasje të forta brenda shtëpisë, ndërsa Romeo dhe Heidi i kanë kërkuar llogari Meritonit dhe Ilnisës. Edhe për ta Big Brother pritet që të marrë një vendim në spektaklin e të martës, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një nominim kokë më kokë mes tyre. Banorët e përcollën Eglën me duartrokitje, ndërsa vlerësuan lojën e Egles në këto 80 ditë.
Debatet:
Romeo: Gabimi është i asaj, është i dënueshëm po ju e kërkuar vetë, shkuat dhe e nxorët nga vetja. Ka 80 ditë ajo o burrë, të vijë zor nga vetja.
Heidi: Njerëzit dalin se nuk duan të të shohin më sy, dil te vetja dil. Dalin njerëzit prej teje
Meritoni: Jeni bërë llapa llapa, vazhdo ik.
Heidi: Ne të njofim Meriton
Romeo: Më erdhi keq për ty, por përndjekjen e ke bërë te pishina, që shkove dhe i hodhe verën. Kështu duhet të dalin njerëzit, je i lumtur?
Meritoni: Ajo më ka përmendur nënën e djalit tim
Juli: A ka mundësi që ta lëmë këtë temë, se kishte 80 ditë ajo tjetra këtu.
Roza: Ai e ka përndjekur nga mbrapa, nuk ishte kjo radha për të dalë Egla.
Romeo: E shkreta, si doli
Heidi: Doli me dinjitet, del Egla dhe kemi surratin e Françit këtu. E kupton dot ti
View this post on Instagram