
SHBA- Një tjetër “dramë bukurie” jo e panjohur ka rinisur në TikTok. Këtë herë ka të bëjë përsëri me vajin e flokëve Mielle Organics Rosemary Mint. Kohë më parë, influencerja e TikTok, Alix Earle, e njohur për tutorialet e saj të grimit, ndau blerjet e saj më të mira në Amazon për vitin 2022.
Në listën e saj ishte vaji i flokëve Mielle Organics Rosemary Mint. "Unë e kam përdorur këtë vetëm për pak më shumë se një muaj dhe tashmë kam parë rritje të jashtëzakonshme të flokëve," tha ajo. Pothuajse menjëherë, gratë me ngjyrë filluan të komentojnë në video: "Nëse do të shisni vajin tonë të flokëve Mielle, ne do të bëjmë skandal".
Le të fillojmë duke thënë se ky vaj për flokët nuk është i ri. Vaji prej 10 dollarësh u bë viral në TikTok vitin e kaluar pasi disa gra me ngjyrë treguan rritjen e shpejtë të flokëve. Por pas shitjes së kompanisë ky vaj nuk po jepte me efektin e tij, madje filloi të dëmtojë flokët e tyre. Kompania u përball me shumë akuza se kishte ndryshuar formulën e vajit, ndërsa dhjetra video janë bërë virale në tik tok, ku përdorueset demostrojnë rënien ekstreme të flokëve.
@arielallbrooks Mielle… I loved you So much when i started using you a little over a year ago…. Now I cry anytime I have to do my hair ???????????? #mielle #mielleorganics #miellehairproducts #miellehairloss #fyp #lol #psa #hairtok #hairloss #hairthinning #help ♬ sad SpongeBob music - michael
Shumë komentues janë në një mendje kur thonë se shitja e këtij produkti te Procter&Gamble vitin e kaluar, nuk ka kaluar pa pasoja lidhur me përbërësit dhe cilësinë.

Themeluesja e Mielle Organics reagoi kundër pretendimeve se produktet e saj shkaktojnë rënie të flokëve. Në video, Monique Rodriguez pohoi se formulat nuk kanë ndryshuar pavarësisht se i është shitur Procter & Gamble në 2023.

“Që nga fillimi, autenticiteti dhe transparenca kanë qenë në thelb të asaj që unë bëj. Me kalimin e viteve ne kemi pasur privilegjin t'u shërbejmë miliona klientëve të cilat kanë pasur rezultate të mrekullueshme duke përdorur produktet tona… Kështu që kur mora vendimin për partneritet me P&G, u nxita nga vizioni im për të çuar Mielle në një lartësi tjetër dhe për t'u bërë një produkt global.
Ai vizion mbetet po aq i fortë. Kështu që unë dua të jem e qartë se përfshirja ime në Mielle, ende si CEO, është një zgjedhje personale. Jam thellësisht e përkushtuar, duke qëndruar e përfshirë në çdo aspekt të markës… e kam në zemrën time në çdo detaj, sepse ky është pasioni im. Produktet tona janë krijuar me përbërës të shëndetshëm dhe ato janë të formuluara për të dhënë rezultate të sigurta dhe efektive…Nëse keni ndonjë dyshim, ju inkurajoj të eksploroni etiketat tona. Nga viti 2019 deri në vitin 2024, do të shihni se nuk ka pasur ndryshime në formulë.” the CEO në një video.
Përgjigja erdhi pasi ekspertja e bukurisë dhe influencuesja Danesha Mo'nek pretendoi se vaji i rozmarinës për forcimin e flokëve të markës i shkaktoi rënien e flokëve. Një tjetër influencere reagoi ndaj kritikës virale, duke pretenduar se Mielle ndryshoi përbërësit për shkak të numrit të blerjeve.
"Numri i njerëzve që më kanë kontaktuar mua personalisht, qoftë në DM ose në komente që thanë se përdorin produkte Mielle dhe jep acarime të kokës, ose rënie masive të flokëve është çmendurisht i madh", shpjegoi Laura, një eksperte bukurie.
Megjithatë, Rodriguez mbylli thashethemet se produktet e saj kanë ndryshuar për keq, duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar te përbërësit.

“Pse ia bëni këtë vetëm pronarëve me ngjyrë të bizneseve?”, pyeti një komentues nën postim sipas mediave të huaja.
“Në momentin që njerëzit me ngyrë bëjnë një lëvizje parash dhe shesin biznesin e tyre, menjëherë do t'i akuzojnë ata se 'ndryshuan formulën e tyre' pa asnjë lloj prove dhe do të fillojnë të bëjnë akuza!” u shpreh një tjetër komentuese.
Mielle Organics Rosemary Mint përshkruhet si një formulë intensive e pasur me lëndë ushqyese që synon të ndihmojë trajtimin e flokëve./ ZËRI