Qytetërim

Skandal në Berat! Goditet në fushë arbitri i ndeshjes (VIDEO)

Në minutën e 14-të të ndeshjes, arbitri kryesor Sokol Bebja u sulmua dhe dhunua nga vendasit.

f.t
Skandal në Berat! Goditet në fushë arbitri i ndeshjes (VIDEO)
pamje nga vendngjarja

BERAT- Rastet e dhunës në futbollin shqiptar duket se nuk kanë të sosur. Në ndeshjen e zhvilluar së fundmi në Berat është dhunuar nga futbollistët e Tomorit gjyqtari i ndeshjes Sokol Bebja. Tomori vendas u mund 0-1 nga Vora. Dueli është shoqëruar nga tensioni, ku dhuna dhe kartoni i kuq nuk kanë munguar. 

Në minutën e 14-të të ndeshjes, arbitri kryesor Sokol Bebja u sulmua dhe dhunua nga vendasit. Gjithcka ka ardhur pas kartonit të kuq për Beçkën, i cili ishte ndëshkuar më herët me të verdhë.

 

Kjo ka bërë që gjyqtari të nxjerrë me karton të kuq edhe Sharavollin e Tomorit në minutën e 16-të duke e lënë skuadrën beratase me 9 lojtarë në fushë. Ndeshja u ndërpre për tre minuta dhe më pas vazhdoi normalisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB