
TIRANË- Këngëtarja e njohur Arta Kabashi ka rrëfyer këtë të enjte detaje nga jeta e saj. Duke folur me banorët brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Arta tha se ka kaluar një periudhë të vështirë, ku gjendja u bë aq e rëndë sa asaj I humbi vullneti për të jetuar dhe shijuar jetën. Më tej ajo shprehet se ia ka dalë dhe se tani është e lumtur.
View this post on Instagram
“S’kam pasur vullnet të jetoja. Edhe kam thënë në rregull, dua të jem e lumtur. Thjesht dua të gjej një mënyrë se si të jem e lumtur. Mund të tingëllojë klishe, por ia kam dalë. E kam kuptuar që rrethanat nuk kanë të bëjnë asgjë me lumturinë tënde, gjithçka është në mendje dhe shpirt. Nuk duhet me prit për askënd që me iu rregulluar rrethanat në jetë dhe me thënë në rregull. Tani jam e lumtur”, u shpreh ajo./ZËRI