
TIRANË- Gazetarja Ilnisa Agolli tregon se si e priti e bija lidhjen e saj me Meritonin, pas të gjitha komenteve që janë bërë në rrjet për këtë marrëdhënie.
Ajo u shpreh se vajza e saj është një fëmijë i lirë dhe tolerant, dhe gjëja e fundit që i shkonte mdërmend ishte që Anaisi t’i kërkonte llogari për këtë marrëdhënie, dhe nuk e ka bërë.
“Anaisi është një fëmijë kaq i lirë dhe tolerant, sa gjëja e fundit që mund të më shkonte në mendje, është që Anaisi mund të më kërkonte llogari për mënyrën se si unë jetoj. Jam jashtëzakonisht e lumtur, që ma dha Zoti mua këtë fëmijë, jam falenderuese sa herë që e shoh. Është shumë e lezetshme. Gjithë jetën më ka shoqëruar pyetja, a do vish të më marrësh sot? Se gjithë kohës kam qenë e ngarkuar në punë, dhe ka ndejtur më shumë me prindërit e mi”.
Mandej, shtoi se kur ishin shtrirë së bashku, ajo kishte kthyer kurrizin dhe i kishte thënë: ‘Nëse të merr malli për Meritonin më përqafo’.
“Unë u preva dhe mbeta, në atë çast bota ndaloi dhe nuk u rrotullua më. Po pres që Meritoni të dalë dhe të takohen”, përfundoi Ilnisa. /ZËRI