![Si e kaluan "VIP-at" vitin 2024: kancer, skandale dhe rikthime të](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1735487118xajpg-237.jpg)
TIRANË- Viti 2024 ishte plot me ngjarje tronditëse që shënuan axhendën e personazheve të famshëm. Nga krizat shëndetësore në mbretërinë britanike deri te skandalet dhe tragjeditë, këto ngjarje lanë gjurmë si te protagonistët, ashtu edhe te ndjekësit e tyre.
Sipas "Paris Match", ky vit do të mbahet mend si një periudhë plot kontraste dhe emocione të forta.
Sëmundje në familjen mbretërore britanike
Në shkurt, Charles III zbuloi publikisht se ai ishte diagnostikuar me një formë kanceri, menjëherë pasi iu nënshtrua një operacioni për hipertrofinë e prostatës. Vetëm një muaj më vonë, Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ndau një video në rrjetet e saj sociale ku njoftonte se vuante edhe ajo nga kanceri. Pas javësh trajtimi dhe kimioterapie, Kate u rikthye në qershor gjatë "Trooping the Color", për nder të ditëlindjes së mbretit.
Skandale ligjore që tronditën muzikën
Në mars, industria e muzikës u përball me një tronditje pas arrestimit të reperit P.Diddy, i cili akuzohet për abuzim seksual. Më shumë se 120 persona u 'prezantuan' si viktima të reperit, duke e akuzuar këtë të fundit për përdhunim dhe ngacmim. Hetimet kanw pwrfshirw edhe persona tw tjerw tw njohur, si psh Jay-Z.
Rikthimi i Céline Dion
Një nga momentet më të pritura të vitit ndodhi në korrik, kur Céline Dion u rikthye në skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Nga Kulla Eiffel, ajo performoi një version emocional të "L'Hymne à l'amour" të Édith Piaf.
Humbjet e vitit
Viti u shënua edhe nga ndarja nga jeta e figurave emblematike. Në gusht, aktori legjendar francez Alain Delon u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pashoqe. Në tetor, Liam Payne, ish-anëtar i One Direction, vdiq në Argjentinë pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli. Nga hetimet paraprake rezultoi se këngëtari kishte konsumuar një përzierje vdekjeprurëse droge dhe alkooli.
Ndarja e Benniferit
Gushti solli edhe ndarjen e një prej çifteve më të njohur dhe më të dashur të Hollywood. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck njoftuan divorcin e tyre pas dy vitesh martesë. Ndonëse ndarja u rrethua nga thashethemet, të dy vendosën të mbanin një marrëdhënie të mirë.
Reflektime nga një vit i turbullt
Viti 2024 la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive, duke u spikatur jo vetëm për ngjarjet që dominuan titujt kryesorë, por edhe për emocionet e thella që zgjuan. Historitë e triumfit dhe tragjedive i bënë të famshmit që të lidhen emocionalisht me admiruesit e tyre, por gjithashtu i ftuan të reflektojnë mbi çështje universale si brishtësia e jetës, rëndësia e shëndetit mendor dhe ndikimi i vendimeve personale./ZËRI