Qytetërim

Është single! Wanda Nara poston foton topless, Mauro Icardi çudit me reagimin e tij

Pasi i ka dhënë lamtumirën e fundit futbollistit, showgirl-i ka provokuar me fotot e nxehta

E.K
Është single! Wanda Nara poston foton topless, Mauro Icardi
Wanda Nara dhe Mauro Icardi

ARGJENTINË- Wanda Nara është e papërmbajtshme në versionin e saj single. Që kur i tha lamtumirë futbollistit Mauro Icardi, me të cilin kishte dy nga 5 fëmijët e saj, showgirl-i argjentinas është shfaqur më provokuese se kurrë, teksa në rrjetet sociale poston foto nga pushimet e saj.

Fillimisht Wanda ka postuar format e saj seksi me bikini nga plazhi, ndërsa në foton e fundit, ajo shfaqet topless, teksa mban gjoksin me duar, dhe tregon shenja nxirje. Fotoja është bërë menjëherë virale, dhe ka matrë mjaft pëlqime në rrjetet sociale.

“Dielli është i fortë, unë përdor shumë krem” shkruan Wanda Nara nga Miami duke treguar shenjat e nxirjes në dekoltenë e saj. Ajo që ka habitur fansat, është reagimi i Mauro Icardit, i cili ka postuar foton e bashkëshortes së tij, me të cilën tashmë është një proces ndarje. Ai ndau foton e Wandës me mbishkrimin: “Oh".

Është single! Wanda Nara poston foton topless, Mauro Icardi
Wanda Nara

A ka një pajtim në horizont mes çiftit? A do të jenë në gjendje Wanda Nara dhe Mauro Icardi ta rregullojnë edhe këtë here marrëdhënien e tyre? Historia e tyre e dashurisë është një lëmsh ndjenjas. Vetëm pak ditë më parë showgirl-i argjentinas njoftoi përfundimin e lidhjes me futbollistin: “Kam vendosur të ndahemi, por nuk do të ndalemi së qeni familje. Nuk pendohem për asgjë, por sot duhet të vazhdoj vetëm. Nuk ka njeri për të fajësuar, asnjë person i tretë nuk ekziston mes nesh.” Showgirl shtoi se ishte kthyer të jetonte në Buenos Aires, ndërsa Mauro Icardi po përgatitej për sezonin e ri me Galatasaray./ZËRI

Poll

MOS HUMB