
TIRANË- Aktori Ermal Mamaqi i ka kthyer përgjigje këngëtarit Luiz Ejlli. Përgjigjia ka ardhur pasi në një intervistë të mëparëshme, Luizi e ironizoi me librin që aktori shkroi për të përmirësuar veten e tij. Sipas Mamaqit, e gjitha ishte keqkuptim dhe shtoi se nuk donte që ta komentonte edhe më shumë.
"Deri tek Ermali është një shkrimtar më i mirë sesa humorist ishte ok. Pastaj Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë historinë që triolloi. Ka diçka që e ka mërzitur, por po të shohësh atë që kam thënë unë për Luizin ka qenë diçka e sinqetë sepse absolutisht...Unë nuk kam thënë që nuk di të këndojë. Pyetja ishte 'a të pëlqeu Luizi si aktor?', dhe kam thënë po sepse me të vërtetë nuk e kam ndjekur si këngëtar. Sinqerisht më vjen keq dhe ta lëmë më kaq. Mos ta vazhdojmë historinë me Luizin,"-tha ai.
Disa javë më parë, Ermali, i ftuar në “Më lër të flas”, u pyet se si iu duk Luizi si aktor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, pyetje për të cilën u përgjigj: Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent.
Po nga i njëjti emision, i erdhi edhe përgjigjia e Luizit.
“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja.”-
Mesa duket kësaj përplasjeje Ermali i ka dhënë fund, por nuk dihet nëse i të njëjti mendim është edhe Luizi./ZËRI