Qytetërim

Shqipëria, ndër mbrojtjet më të mira në eliminatore

Ekipi ynë kombëtar ka pësuar 3 gola në 6 ndeshje të zhvilluara në eliminatoret e Euro 2024. Jo vetëm sulmi, por një meritë për suksesin e Shqipërisë e ka dhe mbrojtja.

D.XH
Shqipëria, ndër mbrojtjet më të mira në eliminatore
Shqiperi -Moldavi

TIRANA – Shqipëria ka performuar jashtëzakonisht mirë në këto kualifikuese, duke thyer shumë rekorde.

Përpos sulmit që ka meritat e tij, edhe mbrojtja ka dhënë një kontribut të çmuar në rezultatet që ka arritur Shqipëria.

Shqipëria ka të dhëna jashtëzakonisht të mira, sa i përket mbrojtjes.

Vetëm dy kombëtare kanë të dhëna më të mira se Shqipëria, sa i përket mbrojtjes. Franca dhe Portugalia kanë mbrojtjet më “të hekurta” në elimatoret e Euro 2022.

Franca në 6 ndeshje ka pësuar 1 gol, ndërsa Portugalia në 9 ndeshje ka pësuar 2 gola. Shqipëria është e treta, pasi në 6 ndeshje ka pësuar 3 gola.

Pas Kombëtares Shqiptare, në mbrojtje më mirë paraqitet Anglia që në 6 ndeshje ka pësuar po 3 gola dhe kombëtarja e pestë më e mirë në mbrojtje është Spanja, që në 7 ndeshje ka pësuar 4 gola.

Le të presim se çfarë do na dhurojë kjo sfidë, për të parë nëse ky rekord do të mbetet i tillë apo do të ndryshojë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB