
ANGLI- Asnjë nga fansat e Nicki Minaj që ndodheshin në Birmingham të Anglisë, nuk prisnin që reperja të bënte homazhe për Princeshën Diana. Këngëtarja 41-vjeçare ishte në skenë dhe pyeti publikun e saj: “Nga jeni?”, ku dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”.
Nicki Minaj më pas përdori një theks britanik të cilin nuk e përdor në përditshmëri, dhe foli për Princeshën Diana para turmës, duke e cilësuar atë si shoqen e saj të mirë.
“Uellsi më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princesha e Uellsit. Le të mbajmë një minutë heshtje për të” tha ajo, duke lënë turmën të habitur me deklaratën e saj.
Bëhet me dije se kur Princesha Diana u nda nga jeta, në moshën 36-vjeçare, në vitin 1997, Nicki Minaj ishte vetëm 14 vjeç. Deklarata e saj e çuditshme habiti jo vetëm publikun present por edhe të gjithë rrjetin.
“Një shoqja ime e dashur…ajo ishte 14 vjeçe kur vdiq Diana..” shkruan një komentuese, ndërsa një tjetër shton: Nëse unë mund të kem Krishtin si mik, atëherë ti mund të kesh Dianën.
Nicki minaj holding a moment of silence for her "dear friend" princess diana at her concert in Birmingham ???? pic.twitter.com/VekqbFPKAG
— welp. (@YSLONIKA) May 28, 2024