
TIRANË- "Komploti" i Ben Blushit është libri më i shitur në Panairin e Librit të mbajtur nga datat 15-19 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Lajmin e ka bërë me dije Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Përmes një postimi në Facebook, SHBSH shprehet se janë shitur 2500 kopje gjatë katër ditëve. Ndërkohë libri i dytë rënditet shumë pas tij.
POSTIMI:
Komploti, libri më i shitur në Panairin e Librit: 2500 kopje Pas përfundimit të Panairit të 26 të Librit të Tiranës, iu drejtuam të gjithë botuesve të na jepnin shifra për shitjet e librave në stendat e tyre. Nga të dhënat rezulton që libri më i shitur është romani i shkrimtarit Ben Blushi “Komploti”, botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, me 2500 kopje. Libri tjetër që vjen pas tij është me një diferencë shumë të madhe.