Qytetërim

“Shko në Shqipëri dhe fitoni!”/ Vuçiç "ultimatum" trajnerit të Serbisë!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i dha një mesazh të qartë trajnerit të përfaqësueses, Dragan Stojkoviç.

k.m.
“Shko në Shqipëri dhe fitoni!”/ Vuçiç
Dragan Stojkoviç dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Edhe pse ka ende kohë, tensionet për ndeshjen Shqipëri-Serbi janë ndezur si kurrë më parë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vetëm pak orë pas vizitës në Tiranë për Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Europian, bëri një deklaratë nxitëse. Gjatë mitingut të partisë së tij në Nish, ai i dha një mesazh të qartë trajnerit të përfaqësueses, Dragan Stojkoviç, i cili shfaqet hapur si mbështetës politik i Vuçiç.

“E pashë pak më parë dhe e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç. Një legjendë e Nishit, ‘Piksi’ nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!,”- tha në fjalën e tij presidenti serb. 

Shqipëria dhe Serbia do të luajnë më 7 qershor në Arenën Kombëtare, prej orës 20:45. Ndeshja e tretë e Grupit K kualifikues të Botërorit 2026 do të zhvillohet pa praninë e mbështetësve serbë në Tiranë, ndërsa tifozët shqiptarë i janë nënshtruar një metode tjetër për blerjen e biletave./ZËRI

Poll

MOS HUMB