
SHKUP - Janë luajtur gjashtë ndeshjet e radhës të Superligës në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të javës së tetë të kampionatit.
Ekipet shqiptare në javën e tetë të Superligës maqedonase, dolën me rezultate tepër të kënaqshme. Shkëndija arriti të fitojë, pasi mposhti ekipin e Makedonija Gjorce Petrov.

Struga Trim Lum triumfoi me një gol të vetëm ndaj Rabotniçkit, ndërsa Gostivari mundi Vardarin. Pas mbylljes së javës së tetë të kampionatit, Shkëndija kryeson kampionatin me 16 pikë, madje duke pasur një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në vend të dytë është Shkupi me 15 pikë të grumbulluara. Dy skuadrat shqiptare pas vetes kanë lënë Brera Strumicën me 14 pikë dhe Sileksin me Tikveshin që kanë nga 13 pikë. Në vend të gjashtë është Struga Lum Trim me 12 pikë, ndjekur nga Rabotniçki.
Në katër vendet e fundit janë ekipet Petrov, Voska Sport, Gostivari dhe Vardari./Zëri.ai/