Qytetërim

Sherr me karrige mes tifozëve të PSG dhe Newcastle (VIDEO)

PSG dhe Newcastle do të luajnë sonte për Ligën e Kampioneve. Para sfidës, tifozëritë e të dyja ekipeve janë përleshur me karrige e sende të forta.

D.XH
Sherr me karrige mes tifozëve të PSG dhe Newcastle (VIDEO)
Stadiumi i PSG

PARIS – Një sherr i dhunshëm ka shpërthyer në Paris, mes tifozëve të PSG-së dhe atyre të Newcastle.

Pamjet e publikuara në X, gjatë natës së kaluar, janë më tepër se shokuese. Tifozët francezë kanë goditur me sende të forta dhe me karrige tifozët anglezë. Këta të fundit u kundërpërgjigjën, duke shkaktuar kaos përpara sfidës.

Ndeshja mes PSG dhe Newcastle luhet sonte, 28 nëntor, ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampioneve. Kur janë luajtur 4 ndeshje, grupi është i hapur, pasi të gjitha ekipet kanë shanse për kualifikim. Grupi udhëhiqet nga ana e Dortmund me 7 pikë, më pas vjen PSG me 6 pikë dhe Milan e Newcastle, me 5 e 4 pikë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB