
"Beef" seriali i Netflix duket se ka disa emra të mëdhenj në kastin e tij për sezonin e dytë, sipas një raporti nga Deadline. Ylli i "May December" Charles Melton dhe ylli i "Priscilla" Kaley Spainy janë në bisedime për të luajtur një nga çiftet.
Jake Gyllenhaal dhe Anne Hathaway janë dy emrat e tjerë që po përfliten. Madje ky i fundit luajti në filmin e vitit 2010 “Love & Other Drugs”. Seriali hit debutoi vitin e kaluar me sukses të jashtëzakonshëm, duke ndjekur personazhet e Steven Yan dhe Ali Wong, Danny dhe Amy, ndërsa ata përfshihen në një grindje të përshkallëzuar pas një aksidenti rrugor.
Ndërsa një sezon i dytë nuk ka startuar zyrtarisht me dritën jeshile, duket se seriali do të shkojë në rrugën e antologjisë. Deadline shtoi se skenarët për një sezon të dytë janë në proces dorëzimi, me xhirimet që ka të ngjarë të fillojnë në fund të verës ose vjeshtës, megjithëse nuk ka marrëveshje aktualisht./ZËRI