
SHBA- Një dashuri e re ka hyrë në jetën e Selena Gomez, e nuk është askush tjetër veçse 35-vjeçari Benny Blanco. Këngëtarja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto, ku pranë saj shihet një mashkull. Ndonëse fytyra e tij nuk shfaqet e plotë, mediat nuk kanë vonuar shumë për të zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Megjithatë, Selena Gomez nuk u përpoq shumë për të fshehur lidhjen e saj të re, pasi nisi të bënte 'like' edhe postimet në media ku flitej për marrëdhënien e saj me Benny Blanco. Kur një fans e pyeti në koment për marrëdhënien e saj të re, ajo nuk ngurroi të përgjigjej, duke folur për të dashurin e saj me fjalët më të mira.
"Ai është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë,"-shkruan ajo.
Selena Gomez dhe Blanco u lidhën për herë të parë në vitin 2015 kur ata bashkëpunuan në këngët e saj "Same Old Love" dhe "Kill Em", por për arsye që nuk dihen, zgjodhën që të ndanin rrugët. Tani ata kanë bashkëpunuar sërish në fillim të këtij viti, në këngën ‘Single Soon’./ZËRI