
RIAD- Cristiano Ronaldo nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij Al Nasr drejt Iranit për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në Azi pasi rrezikon goditjen me 100 kamxhikë. Problemet për Ronaldon nisën në vitin 2023, kur ndodhej në Iran për një tjetër ndeshje të Ligës së Kampioneve të Azisë.
Në atë periudhe, teksa qindra fanse ndodheshin në hotelin e Al Nasr, Ronaldo bëri foto me një fanse që është shumë e njohur në Iran, si artiste me aftësi të kufizuara. Futbollisti e puthi në ballë vajzën, por në Iran kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore dhe dënohet me goditje me 100 kamxhikë.
Para ndeshjes, Al Nassr mori garanci nga klubi i Esteghlalit, por gjithsesi për të shmangur çdo lloj problemi me autoritetet iraniane, vendosi që futbollisti të mos marrë pjesë në sfidën. Zyrtarisht klubi i Al Nasr tha se Ronaldo ka një lëndim dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar në Iran./ZËRI