Qytetërim

Ronaldo e nis Europianin me fitore, Portugalia gjen fitoren kundër Çekisë

Çekët realizuan të parët me Provod ndërsa autogoli i Hranas dhe goli në fund i Conceicao i dhuruan suksesin Portugalisë.

f.t
Ronaldo e nis Europianin me fitore, Portugalia gjen fitoren kundër
Ronaldo

GJERMANI- Portugalia triumfoi në ndeshjen e parë të Euro 2024, duke mundur 2-1 Çekinë. Një sfidë e vështirë për Ronaldon.  Çekët realizuan të parët me Provod ndërsa autogoli i Hranas dhe goli në fund i Conceicao i dhuruan suksesin Portugalisë.

Fillimisht ishte një autogol i Hranac në minutën e 69’-të dhe më pas Diogo Jota dërgon rezultatin në 2 me 1, në minutën e 87’-, mirëpo sistemi VAR e anulloi këtë rrjetë, për t’i lënë vendin debutimit magjik të Francisco Conceicao, në një Evropian të futbollit, teksa vetëm 2 minuta pas hyrjes në fushë përfiton nga një rrëmujë në zonën çeke, duke dërguar topin në rrjetë e duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Falë këtij rezultati, kampionët e Euro 2016, tashmë pozicionohen në vendin e 2-të të tabelës, me po aq pikë sa Turqia, por me një golavarazh më negativ se këta të fundit, ndërsa Repbulika Çeke vendoset në vendin e 3-të, pasi ka pësuar një gol më pak se Gjeorgjia.

Poll

MOS HUMB