
Aktorët dhe reperi
Një grup i pabesueshëm i të famshmëve u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Malibu javën e kaluar. Bëhet fjalë për aktorët Robert De Niro, Austin Butler dhe reperin Snoop Dogg, të cilët u bënë bashkë në rezidencën e këtij të fundit në Malibu.
View this post on Instagram
Djali i Snoop Dogg, Medici ose Cordell Broadus, ka postuar foto dhe video të takimit në llogarinë e tij në Instagram, në të cilat yjet ulen së bashku, bëjnë shenjën e paqes dhe bisedojnë me disa të ftuar të tjerë. Në mbishkrimin e postimit në Instagram thuhet gjithashtu se grupi i yjeve do të hanin darkë së bashku./ZËRI
Poll