Qytetërim

Rita Ora sjell projektin e ri: U dedikohet të rinjve të Kosovës

Ora, tashmë po synon të prodhojë një dokumentar për vendlindjen e saj, Kosovën.

f.t
Rita Ora sjell projektin e ri: U dedikohet të rinjve të Kosovës
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Këngëtarja e njohur Rita Ora duket se nuk po mjaftohet vetëm me muzikë, por ka nisur një projekt të ri. Vizita e saj në Kosovë për të festuar ditëlindjen e 33-të u komentua gjerësisht në rrjet, por ylli i popit paska pasur një surprizë. Ora, tashmë po synon të prodhojë një dokumentar për vendlindjen e saj, Kosovën.

Në një intervistë për ‘The Sun’, këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se është në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e të rinjve në Kosovë. Ajo ka treguar edhe motivet e dokumentarit, ndërsa shprehet se ai “tregon të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë”.

“Jam në mes të xhirimeve të një dokumentari për kulturën e të fëmijëve në Kosovë. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re. Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që po ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë. Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe prej nga jam unë. Të bësh muzikë dhe të jesh i hapur është padyshim i diskutueshëm."-u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë se javën e kaluar Rita Ora ishte në Kosovë bashkë me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të, ku dhe organizoi një festë më këngëtarë të njohur të vendit, dhe figura të tjera publike.

 

Poll

MOS HUMB