Qytetërim

Reali i Madridit nuk vdes kurrë! Përmbysin gjermanët e Bayern dhe shkojnë në finale e Champions

Gjatë ndeshjes nuk munguan pretendimet e bavarezëve për arbitrin polak

E.K
Reali i Madridit nuk vdes kurrë! Përmbysin gjermanët e Bayern dhe
Festa e madrileneve

SPANJË- Me një stadium të tejmbushur me tifozë, Reali i Madridit konfirmoi se ata janë mbretër të Champions League. Los Blasncos eliminuan Bavarezët me rezultat të përgjithshëm 4-3, ndërsa Santiago Bernabeu shpërthente nga festa e tifozëve madrilenë. Në Spanjë, klasikja evropiane filloi furishëm, me dy skuadrat që patën shanse të arta shënimi. Tetë minuta kaluan nga starti i ndeshjes dhe Serge Gnabry nuk ia doli të shënonte nga afërsia, duke goditur jashtë.

Në minutën e 13-të, Vinicius Junior po ashtu lëshoi një mundësi fantastike, me gjuajtjen e tij që goditi shtyllën e majtë.

Reali i Madridit nuk vdes kurrë! Përmbysin gjermanët e Bayern dhe
Pamje nga festa

Rodrygo nuk përfitoi pas vetëm pak sekondash për ta futur topin në rrjetë, por edhe aty ishte shtatlarti Manuel Neuer që bëri intervenim bravuroz. Thomas Tuchel u detyrua në minutën e 27-të të bënte zëvendësim, pasi Gnabry pësoi lëndim, ndërsa në vend të tij u fut Alphonso Davies. Pas vetëm një minute, Harry Kane krijoi një rast të bukur shënimi, mirëpo Andriy Lunin ishte i vëmendshëm dhe dërgoi topin në goditje nga këndi për mysafirët.

Manuel neper shpëtoi edhe njëherë Bayernin, pasi stopoi goditje e Vinicius Junior (40’).

Pjesa e dytë nisi me një dominim nga Real Madridi, që krijuan shanse të njëpasnjëshme, përpara se të ndëshkoheshin nga Alphonso Davies. Në minutën e 55-të, Vinicius lëshoi një pasim për Rodrygon, por ky i fundit nuk arriti të shënonte nga afër, madje as të qëllonte kuadratin. Dyshja braziliane vazhduan të bashkëpunonin edhe në minutën e 60-të, mirëpo Manuel Neuer ishte padyshim heroi i Bavarezëve në këtë natë.

Tetë minuta më vonë, Davies heshti tifozët e madrilenëve, kur lëshoi një goditje të fuqishme, për të mposhtur Luninin. Los Blancos menduan se i barazuan shifrat në minutën e 73-të, mirëpo pas rishikimit në VAR u mësua se Nacho Fernandez kishte shkaktuar faull në sulm dhe goli u anulua.

Real Madridi u mundua deri në fund që të barazonte rezultatin dhe këtë e arriti në minutën e 88-të me anë të Joselut për rezultatin e përgjithshëm në 3-3 dhe për të bërë ndeshjen edhe më dramatike.

Joselu ishte sërish në skenë, kur përmbysi shifrat në 2-1 (4-3 rezultati i përgjithshëm), për ta dërguar Real Madridin në finalen që luhet më 1 qershor në Wembley./ZËRI

Poll

MOS HUMB