Qytetërim

Ramadani flet nga grumbullimi i Kombëtares: Italisë dua t'i bëj gol në minutën e ‘95

Mesfushori i kuqezinjve theksoi se është më mirë kur kundërshtarët nuk të vlerësojnë sa duhet pasi kështu motivohesh më shumë

E.K
Ramadani flet nga grumbullimi i Kombëtares: Italisë dua t'i
Ylber Ramadani

GJERMANI- Më 15 Qershor, Shqipëria luan ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë, një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe plot emocione.

Futbollisti i Kombëtares, Ylber Ramadani, në një konferencë me gazetarët shqiptarë sot nga Gjermania, shprehu dëshirën për t’i shënuar gol Italisë në minutën 85’.

“Në minutën 85’ që ta mbyllnim sa më mirë”, është shprehur Ramadani.

Megjithëse Italia ka një ekip të komsoliduar, Ramadani tha se e njohin lojën e tyre për shkak një pjesë e kuqezinjve luajnë në kampionatin italian.

“Çdo lojtar të Italisë pothuaj e njohim si luajnë, ne i dimë sepse kemi luajtur kundër tyre edhe gjatë kampionatit. Të treja këto ndeshje janë shumë të forta. Në ndeshje duhet të hyjmë që të marrin rezultatin që na duhet. Më motivion edhe më shumë kur diksh nuk më vlerëson fare sepse në heshtje mund t’i thuash cdo gjë”, vijoi mbrojtësi i Kombëatares kuqezi.

Atmosfera në Gjermani, pak ditë para Italisë? Emocionet e para në tokën gjermane“Atmosfera është fantastike si gjithmonë. Ishte një pritje fantastike kur zbritëm nga avioni, ndjesi e mrekullueshme”.

Konkurrenca në skuadër? “Konkurreca na bën mirë, jemi të gjithë gati pavarësisht se kush luan. Kemi kundërshtarë të fortë dhe duhet të jemi të përqëndruar të gjithë nga i pari te i fundit, nuk ka rëndësi kush luan, duhet të jemi gati”.

Kundër kampionëve në fuqi të Europës (Italia), ndjesia? “Është emocion i veçantë, ne do të futemi në fushë për të luftuar për çdo pikë. Të dhurojmë 100% dhe ta tregojmë veten. Të flasim në fushë”.

Rrugëtimi i karrierës? “Për mua është një ëndërr që është bërë realitet, do të punoj që si me kombëtaren ashtu edhe me klubin të arrij në nivele me të larta”.

Keni luajtur shumë ndeshje këtë sezon, keni ruajtur energji? “Në kombëtare nuk e mendoj energjinë, dua të futem në fushë dhe të jap gjithçka për fanellën”.

Poll

MOS HUMB