Qytetërim

Publikohet lista, kush janë të besuarit e Sylvinhos për ndeshjen me Çekinë

Ndryshimi nga lista e fundit duket se është vetëm një, teksa bie në sy rikthimi i Armando Brojës, ndërsa jashtë lojtarëve që janë të gatshëm për trajnerin është lënë Odise Roshi.

E.K
Publikohet lista, kush janë të besuarit e Sylvinhos për ndeshjen
Kombetarja shqiptare

TIRANË- FSHF ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të Kombëtares Shqiptare që janë thirrur për ndeshjen me Çekinë në datën 12 Tetor në Tiranë.

Ndryshimi nga lista e fundit duket se është vetëm një, teksa bie në sy rikthimi i Armando Brojës, ndërsa jashtë lojtarëve që janë të gatshëm për trajnerin është lënë Odise Roshi.

Broja kthehet pas një mungese të gjatë me kombëtaren, për shkak të një dëmtimi që pësoi në ekipin e tij të Chelsea.

Kështu, portierë janë grumbulluar Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Në mbrojtje, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Frederic Veseli.

Në repartin e mesfushës janë grumbulluar Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Keidi Bare, Qazim Laçi.

Dhe në sulm janë Mirlind Daku, Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Taulant Seferi.

Publikohet lista, kush janë të besuarit e Sylvinhos për ndeshjen
Formacioni zyrtar me 25 lojtaret

Përveç ndeshjes shumë të rëndësishme që ka me Çekinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë 5 ditë më vonë dhe një ndeshje miqësore me Bullgarinë. Shpresat janë të mëdha që djemtë kuqezi të marri 3 pikë përballë Çekisë, që iu jep atyre një komoditet për ndeshjet e mbetura në grupin E, ku synohet një biletë kualifikuese për Europianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB