
BUNDESLIGË- Jo të gjithë e dinë që në Gjermani, konkretisht në Bundesligë, ekziston një rregull shumë fiskal. Në ligën elitare gjermane të futbollit “hat-trick” i një lojtari nuk konsiderohet i tillë (tregolësh) nëse “thyhet” nga goli i një shoku tjetër të skuadrës.
Në fitoren 7-0 të Bayernit ndaj Bochum në kampionat, anglezi Harry Kane ishte në mesin e protagonistëve të ndeshjes dhe shënoi tre gola. Është mëkat, megjithatë, që në Gjermani nuk mjafton të shënosh tre gola, radhazi dhe në të njëjtën ndeshje.
Është gjithashtu thelbësore që asnjë shok tjetër skuadre të mos shënojë dhe të prishë serinë. Në fakt, ishte Choupo-Moting, ai që doli nga ngërçi, pak më pas ish-lojtari i Tottenham shënoi golin e tij të parë.
Por më pas, për të “thyer” gjithçka shërbyen golat e de Ligt dhe Sane, me kapitenin e Anglisë që shënoi golin e pestë dhe të gjashtë në pjesën e dytë. I njëjti fat ndodhi edhe me Haaland gjatë kohës së tij te Borussia Dortmund, kur kundër Augsburgut, në janar 2020, shënoi “hat-trick”, por mes golit të parë dhe të dytë të tij ishte ai i Sancho.