Qytetërim

Princi William i dorëzon titullin e lartë 'OBE' pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Ka qenë ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ai që ka nxjerrë pamjet dhe ka uruar Hoxhajn për titullin.

k.m.
Princi William i dorëzon titullin e lartë 'OBE' pedagogut
Princi William dhe Andi Hoxhaj

BRITANI E MADHE- Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më të Shkëlqyer (OBE). Ka qenë ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ai që ka nxjerrë pamjet dhe ka uruar Hoxhajn për titullin.

“Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Windsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Wales. Andi Hoxhaj është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të Vitit të Ri 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri. Shumë urime Dr. Hoxhaj,”- shkruan ambasadori King-Smith.

POSTIMI I PLOTË:

Poll

MOS HUMB