
TIRANË- Spanja synon fitoren e EURO 2024. Këtë e ka bërë të qartë portieri Unai Simon, në një intervistë për “Sport Ëeek”. Ai është pyetur për nivelet e grupeve dhe është shprehur se ndjen që do të ketë vështirësi, por shpreson në fitore. Italinë e konsideron një rival të rrezikshëm, pavarësisht se ka ndërruar trajner, ndërsa Shqipërinë, një ekip të shkëlqyer. Simon thotë se kuqezinjtë mund të duken si një kundërshtar i nivelit të ulët, por janë të shkëlqyer si ekip.
Pjesë nga intervista:
Si e shihni grupin europian?
Po aq e komplikuar sa rivalët tanë, më duket e qartë. Italia dhe Kroacia ishin në finalen e katër të Ligës së Kombeve një vit më parë. Arritëm t'i mposhtim të dy, por niveli është i lartë. Ndër të tjera u përballëm edhe me ta. 3 vite më parë në kampionatin europian, Kroacia në 1/16 në një ndeshje absurde, e cila përfundoi 5-3 në kohën shtesë, dhe Italia në gjysmëfinale, duke humbur me penallti, janë dy kombëtare super konkurruese. Ka vështirësi për çdo kundërshtar. Është e vërtetë që Italia ka ndërruar trajner, por mua vazhdojnë të duken si një rival shumë i rrezikshëm, është një grup i vështirë, nuk ka hapësirë për gabime. Shqipëria mund të ketë më pak emër, në letër. Mund të duket si një kundërshtar i nivelit më të ulët, por ata janë ende një ekip i shkëlqyer, ndoshta ata luajnë futboll ndryshe, por nëse janë atje, është sepse ata e meritojnë.
Cili është qëllimi juaj?
Të fitojmë turneun. Ose të paktën kjo duhet të jetë ideja kur fillon gara, dhe më pas të ndjekësh planin e paracaktuar: të kesh një grup të mirë, të kapërcesh vështirësitë që përmenda më parë dhe më pas të vazhdosh. Nuk ka të bëjë vetëm me rezultate, por edhe me lojën: ideja jonë është të jemi superiorë ndaj rivalëve tanë, të imponojmë lojën tonë, të jemi kombëtarja që duan tifozët tanë, proaktive dhe brilante, atëherë padyshim që çdo gjë mund të ndodhë, gjëra të mira ose jo aq të mira, por objektivi duhet të jetë e qartë: fitorja”.