
BRAZIL- Edhe pse ka katër vjet që braziliani Robinho është dënuar me 9 vite burg si pasojë e përdhunimit të një vajze shqiptare kur ishte pjesë e Milanit, ish-sulmuesi nuk ka bërë asnjë ditë ende në qeli. Për këtë situatë ka folur presidenti i Brazilit, Lula. Sipas tij, Robinho duhet të vuajë 9 vite burg. Një dënim i konfirmuar në apel më 2020, që më pas u bë përfundimtar nga Gjykata Italiane e Kasacionit më 2022.
“Robinjo është dënuar tashmë në Itali dhe duhet ta kishte vuajtur dënimin e tij këtu. Ai do të gjykohet këtë muaj dhe shpresoj të paguajë çmimin për papërgjegjshmërinë e tij. Përdhunimi është akt i pafalshëm, një krim. Të gjithë njerëzit që kryejnë krimin e përdhunimit duhet të shkojnë në burg. Robinho ishte më me fat se 99% e të rinjve brazilianë, ai fitoi shumë para dhe u bë shumë i famshëm. Nuk kishte nevojë ta bënte këtë. Sipas dënimit, ish-sulmuesi brazilian i Milanit, Real Madridit, Manchester City, ndër të tjera, dhe pesë bashkatdhetarët e tij e kishin shtyrë “viktimën” e tyre (një vajzë e re shqiptare, e takuar në një festë ditëlindjeje) të pinte “deri në atë pikë sa të ishte pa ndjenja dhe e paaftë për të mbrojtur veten, më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale me të”,-tha Lula në një intervistë.
Në vitin 2013, bashkë me miqtë e tij, Robinho përdhunoi një shtetase shqiptare 23-vjeçare dhe pas shumë vitesh shmangieje të përgjegjësisë ndaj drejtësisë, u dënua me 9 vite burg. Futbollisti, pasi kishte dërguar në shtëpi bashkëshorten, ishte kthyer dhe i kishte ofruar asaj pije alkoolike derisa kishte humbur ndjenjat e më pas të gjithë e kishin përdhunuar.
Sipas dënimit, ish-sulmuesi brazilian i Milanit, Real Madridit, Manchester City, ndër të tjera, dhe pesë bashkatdhetarët e tij e kishin shtyrë “viktimën” e tyre të pinte “deri në atë pikë sa të ishte pa ndjenja dhe e paaftë për të mbrojtur veten, më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale me të”./ZËRI