GJERMANI- Skuadra gjermane ka mposhtur Skocinë me rezultatin 5-1 në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian. Të besuarit e Julian Nagelsmann shënuan tre herë në pjesën e parë me Uirtz, Musiala dhe penalltinë e Havertz. Në fraksionin e dytë Fullkrug dhe Can shënuan dy gola të tjerë. Skocezët mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Porteous, teksa në fund shënuan golin e 'flamurit' me autogolin e Rudiger.
Gjermania e nis me këmbën e mbarë aventurën e shtëpisë dhe me tri pikë kryeson Grupin A, duke pritur nesër në orën 15:00 ndeshjen mes Hungarisë dhe Zvicrës, rivalët e këtij grupi.
Ndërkohë nesër në orën 21:00 vëmendja do jetë në Dortmund, ku për Grupin B të Euro 2024 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Italisë./ZËRI