
Olsi Bylyku dhe e dashura
Aktori Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një çast të veçantë nga plazhi, ku shihet i buzëqeshur krah partneres së tij, nën dritën magjike të një perëndimi.
Por përveç atmosferës romantike, ajo që mori vëmendjen ishte përshkrimi me doza humori që Olsi i kishte vendosur fotos:
“Dhe më pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më mbrapa: ‘Shi sa bukur motra, me të dytin…’”
Postimi është realizuar gjatë festës së “gender reveal”-it për motrën e tij, e cila pret fëmijën e saj të dytë./ZËRI
Poll