Qytetërim

Çoi Kombëtaren në Euro2024, Silvinjo: Nder!

Trajneri i Kombëtares Silvinho theksoi se ky ishte një kualifikim ëndrrash. Silvinho falenderoi të gjithë lojtarët, por edhe paraardhësit e tij, Reja dhe Panuci.

k.m.

Çoi Kombëtaren në Euro2024, Silvinjo: Nder!

MOLDAVI – Trajneri i Kombëtares Shqiptare Silvinho, në konferencën për mediat, deklaroi se është një nder për të, që me Shqipërinë shkon në Euro 2024 në Gjermani.

Silvinho shprehet se për të sonte është realizuar një ëndërr. Ai falënderoi të gjithë lojtarët që kanë dhënë kontribut në këto kualifikuese. Në lidhje me Armando Brojën, Silvinho theksoi se duhet të respektohet së pari shëndeti i futbollistit.

Si ndiheni për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024?

Silvinho: Për mua është një nder i madh ajo që kemi arritur. Jam shumë i lumtur që u realizua kjo ëndërr. Unë jam brazilian, por ne jemi të ngjashëm me shqiptarët, krijojmë marrëdhënie të afërt me të gjithë. Është bërë një punë e madhe dhe sigurisht ishte një ëndërr që u realizua.

Patën ndonjë moment, kur menduat se ndeshja mund të humbej, sidomos në fund të sfidës?

Silvinho: Po, kishte momente delikate. Ata luajtën edhe me topa të gjatë. Vërtetë pas golit që pësuam, jam ndjerë i shqetësuar, sepse rezultati mund të ndryshonte. Moldavia luan shumë mirë futboll, është një nga  skuadrat më të vështira në grup, ka pësuar vetëm 1 humbje ndaj nesh, sa i përket fizikut të lojtarëve, por edhe për lojën me topa të gjatë. Dua të komplementoj punën e bërë nga trajneri moldav.

Cilat janë emocionet e tua më të mëdha, kur fituat Ligën e Kampioneve apo tani që u kualifikuat në Gjermani?

Silvinho: Sigurisht të luash në Champions dhe të fitosh atë është një diçka shumë e mirë. Por edhe të shkosh në Gjermani është diçka kaq e bukur dhe e pabesueshme. Si futbollist ishte diçka me rëndësi për mua, por edhe kjo që sapo arritën është shumë e bukur, është si ëndërr. Unë dua të falënderoj edhe Panucin dhe Rejan, pasi ata e nisën punën për këtë kualifikim ëndrrash. Dua të falenderoj lojtarët që kanë qenë dhe janë në këtë Kombëtare.

Mister, ç’mund të thoni për Brojën? Ai ka qenë pak i pranishëm në këto kualifikuese për në Europian.

Silvinho: E kemi thënë shpesh për Brojën, ai ka pësuar një dëmtim dhe ka 11 muaj pa luajtur. Ai kishte bërë disa minuta dhe tek ne ndjeu shqetësime fizike e për 1 muaj e gjysmë nuk u aktivizua. Luajti për pak minuta përballë Cityt. Për ne rëndësi ka shëndeti i lojtarit, ai ka vlera, është lojtar i jashtëzakonshëm. Ne jemi të lumtur që e kemi në ekip, por ne nuk jemi makina, jemi njerëz në radhë të parë. Ne kemi dhe një sfidë ndaj Ishujve Faroe, duhet të respektojmë publikun tone, urojmë të arrijmë një fitore.

Shqipëria u kualifikua sonte, pas barazimit 1:1 në Kishinau me Moldavinë. Shqipëria është në krye të grupit me 14 pikë të grumbulluara./Zëri.ai/

KONFERENCA LIVE: 

Poll

MOS HUMB