Qytetërim

Asnjë minutë në Europian, por me Ukrainën u shpall njeriu i ndeshjes, Ismajli: Kam pranuar zgjedhjet e trajnerit

Ismajli pranoi se gjendja e tij nuk ka qenë më e mira pas Europianit ku nuk u aktivizua qoftë edhe një minutë të vetme

E.K
Asnjë minutë në Europian, por me Ukrainën u shpall njeriu i
ardian ismajli

ÇEKI- Ardian Ismajli, u shpall njeriu i ndeshjes përballë Ukrainës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, të cilën Shqipëria e fitoi me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes, Ismajli tha se ishte i lumtur për fitoren, duke thënë se ekipi besonte te fitorja.

Ismajli pranoi se gjendja mentale pas Europianit nuk ishte shumë e mirë, pasi nuk luajti asnjë minutë, por theksoi se u tregua profesionist dhe tha se do të japë gjithçka për Kombëtaren.

“Kemi besuar se kishim mundësi për të fituar, sepse pak a shumë është i njëjti grup si Europiani. Dominuam Ukrainën, goli i tyre ishte rastësi. Ne kishim disa raste të tjera për shënim. Në fund është normale të tërhiqet skuadra, sepse donim të mbronim rezultatin. Në fund ka rëndësi 3 pikëshi.

Unë jam profesionist. E vërtetë që nuk kam pasur minuta në Europiani, por ishte zgjedhje e trajnerit dhe e kam pranuar me sportivitet. Unë gjithmonë kam bërë maksimumin, si në ekip dhe Kombëtare. Do e bëj gjithmonë. Mentalisht nuk kam qenë mirë pas Europianit. Por e rëndësishme ishte që kishim pushime, u riktheva tek ekipi dhe profesionalizmi ka rëndësi.

Isha afër golit të dytë, por më i rëndësishëm ishin ato që prita në mbrojtje”, deklaroi Ismajli.

Golat e fitores për Shqipërinë ndaj Ukrainës, u shënuan nga Ismajli dhe Asani. Pas Europianit, ku Ismajli qëndroi në stol në të gjithë ndeshjet, babai i tij bëri një postim të ashpër në rrjetet sociale, kundër trajnerit Silvinjo, por duket se me lojën e tij në fushë, mbrojtësi ia ka dalë që të shpërblejë besimin që iu dha nga tekniku brazilian. /ZËRI

Poll

MOS HUMB