Qytetërim

Rama në stadium për të mbështetur Kombëtaren

Kryeministri Edi Rama është fotografuar pranë kreut të FSHF-së Armand Duka. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

D.XH
Rama në stadium për të mbështetur Kombëtaren
Edi Rama

TIRANË – Ndërsa tifozë nga gjitha trevat shqiptare janë të pranishëm në stadium për të parë sfidën mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, nuk kishte si të mungonte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Siç mund të shikohet nga fotot e ZËRI-t, Rama ndodhet pranë kreut të FSHF-së Armand Duka. Ai shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama. 

Rama ka qenë i pranishëm në stadium, edhe në sfidat e tjera që ka zhvilluar Shqipëria, në ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Më tepër bujë mediatike bëri prezenca e kryeministrit Rama në sfidën ndaj Çekisë. Ai dhe kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ishin në stadium, ndërsa festuan në tribuna të ndryshme, larg njëri-tjetrit.

Shqipëria ka siguruar tashmë kualifikimin në Europianin e Gjermanisë dhe sonte synohet vendi i parë në Grupin E./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB