Qytetërim

‘Nuk jam budalle’, Rikja 'përplaset' me Ilnisën: Mos më qesh në fytyrë

Rikja i tha gazetares Ilnisa Agolli se po i qeshte në fytyrë me negativitet.

D.XH
‘Nuk jam budalle’, Rikja 'përplaset' me Ilnisën:
Rike Roci dhe Ilnisa Agolli

TIRANË – Sapo ka nisur spektakli i Big Brother Vip 3 dhe duket se gazetarja Ilnisa Agolli ka qenë në qendër të një debati me Riken. Pas pakënaqësisë që ajo kishte me Ledjonën, ka nisur të ‘përplaset’ me Riken.

Rikja ka thënë se gazetarja i ka qeshur në fytyrë dhe se ky gjest nuk i ka pëlqyer fare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Rikja: Më qeshe në fytyrë dhe e bëre me tendencë.

Ilnisa: Çfarë tendence. Unë nuk të njoh ty, nuk kam gjë me ty.

Rike: Po më qeshe pra në fytyrë moj zemër.

Ilnisa: Po rri pra tani. Unë e kisha me humor. Unë ndoshta kam humor të zi dhe ti nuk e pranon.

Rike: Mua mos më qesh më në fytyrë, kaq.

Ilnisa: Nuk të qesha në fytyrë fare.

Rikja: Do u themi të nxjerrin pamjet, se nuk jam qorre.

Ilnisa: Të duket ty sikur.

Rikja: Po e bëre pra, se nuk jam budalle. Mos më qesh me dhëmbët e hapura në fytyrë, se më kap 5 minutëshi. Mos më qesh me negativitet.

Një natë më parë, nisi spektakli televiziv Big Brother 3, me banorë, që janë personazhë të njohur nga publiku./ZËRI/

Poll

MOS HUMB