
TIRANË- Andi Llabuti, gazetar dhe mik i princ Leka Zogut ka folur për skandalin më të fundit të familjes mbretërore. Qëndrimin e tij e nisi me një deklaratë "bombë" duke u shprehur se prej kohësh çifti mbretëror kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin. Në një intervistë për “Good Morning Albanians”, ai tha se ai i ka njohur si çift që prej 2016, por shtoi se mes tyre nuk ka pasur kurrë kimi.
“Që në 2016 i njoh. Ata kanë qenë shumë të ftohtë ndaj njëri-tjetrit. Nuk ka pasur kimi mes tyre. Unë nuk mund t’ia thoja dot. Nuk mund të isha shkaktari i një indicie të vogël”, tha Llabuti i cili ka punuar edhe si fotograf në pallatin mbretëror. Ai tha se pavarësisht se mes tyre nuk ka pasur kurrë krimi, krisja mes çiftit ka ndodhur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës së tyre, Geraldinë. Krisja në çiftin mbretëror, ka gati tre vite. Gati fiks pas lindjes së vajzës. Kjo të lë të dyshosh pse pikërisht pas lindjes së vajzës. Nuk mund ti shikoja asnjëherë të dy bashkë apo të tre bashkë me vajzën. Mundoheshim të mbulonim ato “bëmat” e brendshme. Thoshim Elia është në këtë aktivitet, princi është në këtë aktivitet. Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët. Duke e njohur princin prej shumë kohësh, sado ai përpiqej të jepte ngrohtësi, e tradhtonte fytyra,”-tha ai.
Por po ashtu, ai tha se krisja më e madhe mes çiftit ka ndodhur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës së tyre, Geraldinë.
“Krisja në çiftin mbretëror, ka gati tre vite. Gati fiks pas lindjes së vajzës. Kjo të lë të dyshosh pse pikërisht pas lindjes së vajzës. Nuk mund ti shikoja asnjëherë të dy bashkë apo të tre bashkë me vajzën. Mundoheshim të mbulonim ato “bëmat” e brendshme. Thoshim Elia është në këtë aktivitet, princi është në këtë aktivitet. Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët. Duke e njohur princin prej shumë kohësh, sado ai përpiqej të jepte ngrohtësi, e tradhtonte fytyra,”-shtoi në fjalën e tij ai.
Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI