Qytetërim

“Nuk heq dorë nga muzika”, Selena Gomez “qetëson” fansat: Thjesht jam larguar për pak kohë

Gomez u shpreh se do të rikthehet sërish

I.F
“Nuk heq dorë nga muzika”, Selena Gomez
Selena Gomez

MIAMI- Selena Gomez ka thënë se pavarësisht karrierës së saj në aktrim, ajo nuk do të heq dorë nga muzika. Këngëtarja, e cila për momentin ka punuar në disa projekte të reja dhe është fokusuar në aktrim, ku së fundmi luajti në filmin "Emilia Perez" dhe serialin "Only Murders In The Building", diskutoi për karrierën e saj muzikore, ku u shpreh se do të rikthehet sërish.

"Unë mendoj se kam bërë gjithçka që kam dashur të bëj në muzikë. Është emocionuese sepse ndihem sikur nuk kam filluar ende si aktore, edhe pse e di që kam qenë në disa projekte të shkëlqyera dhe jam vërtet krenare për to. Më pëlqen që duhet të fitoj vendin tim, Kështu që jam e emocionuar të bëj më shumë për këtë. Nuk kam hequr dorë nga muzika, thjesht e lashë mënjanë për pak kohë,”- tha ajo.

Në një intervistë të fundit me NME, kur u pyet nëse kishte ndonjë plan për një album të ri, Gomez u përgjigj: Epo, nëse do të kisha, do të doja të flisja për këtë. Mbetet për t’u parë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB