
TIRANË-Stresi vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale edhe pse prej ditësh policia e Kosovës e kërkon pas sherrit brutal me Medi Isenin. Ai së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram. Njëra nga pyetjet që kishte të bënte me raportin e tij me artistin Noizy, pasi ky i fundit u lirua nga qelia kundrejt garancisë 50 mijë euo. Stresi ka treguar nga arratia se raportet e tyre vijojnë të jenë të njëjta dhe nuk ka kursyer fjalët më të mira për reperin.
"Aludohet në media se që me daljen e Noizyt është ftohur marrëdhënia e juaj, a është e vërtetë?”, ka qenë pyetja.
“Po jau them për herë të fundit…Ky fjali ka dalë më burrë se shumë që më dolën mua, dhe asgjë nuk ka mes nesh përveç se respektit e vëllazërisë takohemi rrallë e përmallë, ia kalojmë aq bukur sa nuk ia keni idenë. Djalë i besës i fjalës dhe mbi të gjitha mundohet veç me të bërë mirë, kjo është e gjitha”, iu përgjigj Stresi.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë në kërkim të tij, pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës. Në këtë ngjarje, Stresi dhe kolegu i tij Noizy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj TikTokerit, Medi Iseni./ZËRI