Qytetërim

Një perlë mbi tokë! Njihuni me Busan, metropoli aziatik, që do iu mahnisë

Busan, qyteti i dytë më i madh i Koresë së Jugut, përveç se është një metropol modern, ofron shëtitje në det, pamje fantastike e ushqime të bollshme tradicionale, që do ju befasojnë.

D.XH
Një perlë mbi tokë! Njihuni me Busan, metropoli aziatik, që
Busan

BUSAN- E njohur për kuzhinën e veçantë, teknologjinë e fundit dhe kulturën e zhvilluar të popit, Koreja e Jugut po shijon boomin e turizmit.

Ndërsa kryeqyteti, Seuli, ka marrë gjithmonë vëmendjen kryesore të vëmendjes, qyteti i dytë më madh i vendit, Busan, është një destinacion që ofron mrekullitë e veta.

Ky metropol bregdetar ka jo më pak se 3.5 milionë banorë dhe tërheq vizitorë nga Koreja e Jugut dhe më gjerë, me udhëtarët që joshen nga plazhet e tij me rërë, tregjet e mbushura plot me njerëz, ushqimet e freskëta të detit, muzetë dhe lagjet e veçanta, si dhe festimet e shumta e evente, ndër to dhe festivalin më të madh të filmit në Azi.

Një perlë mbi tokë! Njihuni me Busan, metropoli aziatik, që
Busan 2

Dikur një qytet i pazbuluar, tashmë metropoli ka rënë në sy të shumë vizitorëve dhe po vizitohet gjithmonë e më tepër, për të shijuar historikun e tij, pushimet fantastike dhe relaksin që ofron.

Busani ofron shumë gjëra për turistët, po ne po zbulojmë disa prej tyre.

Plazhi Haeundae

Niseni udhëtimin tuaj në plazhin Haeundae, zonë ikonike, ku mund të shëtisni pranë detit, të pini një kafe ose të provoni ëmbëlsira apo peshk.

Më pas, ekziston në Busan, një observator në katet e fundit të LCT Landmark Touer (struktura më e lartë e qytetit), ku do të mrekulloheni me pamjet urbane dhe hapësirën e kaltër të Detit Lindor. Nëse moti është i mirë, mund të shihni në distancë, ishullin Tsushima të Japonisë.

Një perlë mbi tokë! Njihuni me Busan, metropoli aziatik, që
Busan 3

Më tej, mund të bëni një shëtitje të shkurtër me Blueline Park. Ky tren bën që ju të udhëtoni pranë detit, në pjesën shkëmbore, të mbuluar me pisha të kodrës Dalmaji, ndërsa shijoni bukurinë e vijës bregdetare.

Udhëtimi përfundon në fshatin e vjetër të peshkimit Cheongsapo, ku mund të ulesh për një drekë e porositësh mish të pjekur në skarë, karkaleca deti dhe ushqime të tjera të freskëta deti, në një nga restorantet e vogla pranë portit.

Ndërsa qyteti Busan është një qendër moderne, e teknologjisë së lartë, është gjithashtu një thesar i vendeve historike dhe tempujve si Haedong Yonggunsa.

Mund të bëni një udhëtim të shpejtë me taksi në Cheongsapo, një vend piktoresk dhe i qetë budist, i cili ndodhet i ngritur në një lartësi mbi detin e valëzuar dhe është një gjë e rrallë. Shumica e tempujve në këtë zonë ndodhen në male. Duke qëndruar mbi oqean, do të ndjeni aromën e detit, valët që përplasen mbi shkëmbinj dhe pulëbardhat që fluturojnë aty pranë.

‘Busani i ri’

Për të shijuar pjesën e qytetit që është ndërtuar së fundmi dhe quhet “Busani i ri”, mund të shkoni e të shikoni gradaçelat e ndërtesat e larta, njohura si Centum City.

Aty mund të shkoni në Dyqanin Shinsegae, më i madhi në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness – përpara se të shikoni arkitekturën e shkëlqyer të Qendrës Kinematografike në Busan, selia e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Ndërsa jeni në këtë zonë, sigurohuni që të ndaleni në Muzeun 1, i cili është i specializuar për artin dixhital shumëkromatik.

Një perlë mbi tokë! Njihuni me Busan, metropoli aziatik, që
Busan 4

Me siguri do të mahniteni nga mrekullitë magjepsëse të galerisë, përpara se të shijoni saunat e qytetit në Spaland, një vend ku mund të relaksoheni.

Guangalli dhe vende të tjera

Centum City është shumë pranë plazhit Guangalli, një bregdet me rërë, kafene, bare dhe restorante. Në verë, Guangalli shfaq një imazh me ngjyra, çdo të shtunë në orën 20:00, dhe plazhi është gjithashtu vendi ku organizohet Festivali Ndërkombëtar i Fishekzjarrëve, i cili mbahet në fillim të nëntorit të çdo viti. Për një eksperiencë unike dhe aventureske, rezervoni një udhëtim në urë e më pas mund të bëni edhe sërfing në ujë.

Guangalli është gjithashtu vendi i disa prej ushqimeve më të mira të qytetit dhe jetës së natës. Mund të gjeni mish derri tepër të shijshëm, po ashtu serviret edhe pica SOL Taphouse. Ka një shumëllojshmëri ushqimesh në këtë zonë, që ju thjesht mund ta rezervoni.

Për pije, ju mund të porosisni në Galmaegi Breuing Company, një nga furnizuesit e birrës, e cila prodhohet në vend e serviret e ftohtë.

Lagjja e vjetër e qytetit, pranë portit

Busani është një qytet port, kështu që për të shijuar udhëtimin në të, duhet të shkoni në lagjen e vjetër të portit në Nampo-dong. Këtu do të gjeni Jagalchi Market, ku ushqimet e detit janë të pafunda.

Një perlë mbi tokë! Njihuni me Busan, metropoli aziatik, që
Busan 5

Jagalchi është gjithashtu një nga vendet më të mira të Busanit për të ngrënë, ku mund të porosisni ushqim deti, nga peshku i pjekur në zgarë, karkaleca, por edhe gatime tradicionale të Koresë së Jugut. Ndërsa jeni në këtë zonë, ju mundet të shkoni në Bosu Book Street, ku titujt e librave janë në pafundësi. Jo vetëm shëtitje, por edhe zgjuarsi!

Songdo dhe Yeongdo

Pikërisht poshtë rrugës është plazhi i parë i përcaktuar i qytetit të Busanit - Songdo - me teleferikun e tij të njohur që lëviz lart mbi ujë për në Amnam Park, duke ofruar pamje të paparë të qytetit, së bashku me malet me gurë dhe ujërat e thella, që e bëjnë atë vend magjik.

Nga Songdo, me një taksi të shpejtë mund të shkoni në ishullin Yeongdo, ku janë disa prej lagjeve më të vjetra të Busanit, duke përfshirë fshatin kulturor Huinnyeoul. E vendosur mbi një kodër me pamje nga uji, ky grup shtëpish të vogla të bardha dhe blu është padyshim vendi më romantik në qytet.

Ndërsa jeni në Yeongdo, sigurohuni që të ndaleni te Momo's Coffee, një bar e restorant, bashkëpronari i së cilës, Jooyeon Jeon, fitoi Kampionatin Botëror për barin më të mirë më 2019. Jo vetëm që Momo është i famshëm për pijet e tij ekspres të prodhuara me mjeshtëri, por gjithashtu ia vlen të vizitohet vetëm për dizajnin e zgjuar dhe elegant të ndërtesës.

Yeongdo është i njohur për bukurinë natyrore, e cila arrin një pikë përsosmërie në Taejongdae. Ky park, që duhet vizituar, ndodhet në skajin jugor të ishullit e përbëhet nga pyje të dendur me pisha dhe masiv shkëmbor, që ‘shuhen’ në valët e shkumëzuara të oqeanit.

Është vendi i përsosur për të bërë një shëtitje, ndërsa rrezet e diellit shkëlqejnë në sipërfaqen e detit. Ndërsa mos harroni se jeni në mes të një qyteti modern, plot gjallëri, i cili është një nga perlat më të nënvlerësuara të Azisë Lindore.

Merrni trenin për në Busan - ose një aeroplan

Ka disa opsione të lehta për të shkuar në Busan. Qyteti është i lidhur me Seulin me trenin me shpejtësi të lartë KTX, udhëtim i cili zgjat rreth dy orë e gjysmë.

Fluturimet direkte për në Aeroportin Ndërkombëtar Gimhae të Busanit nga aeroportet Incheon ose Gimpo të Seulit janë vetëm një orë.

Ndërsa qyteti vizitohet me fluturime të drejtpërdrejta ndërkombëtare nga disa vende aziatike, rrugët më të gjata ndërkombëtare pothuajse gjithmonë do të kalojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Incheon./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB