
stëvitje
GJERMANI- Skuadra kombëtare është rikthyer sot në stërvitje. Trajneri Sylvinho e ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë. Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në duelin e së shtunës përballë Italisë, kanë punuar në palestër.
Ndërkohë, pjesa tjetër ka kryer rreth 60 minuta përgatitje tekniko-taktike në kuadër të duelit ndaj Kroacisë. Shqipëria rikthehet në fushë të mërkurën e 19 qershorit për takimin e dytë në grupin B të Euro 2024.
Kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë në “Volksparkstadion”, Hamburg. Duke nisur prej orës 15:00. Stadium me kapacitet 57 mijë tifozë, raporton supersport./ZËRI
Poll