Qytetërim

Nesër ndryshon ora, më shumë gjumë, por më pak ditë

Një orë gjumë më shumë, por një sërë efektesh të tjera ndihen në organizëm

E.K
Nesër ndryshon ora, më shumë gjumë, por më pak
Ndryshimi i ores

TIRANË- Gjatë ditës së nesërme, që është dhe e diela e fundit e muajit Tetor, do të rikthehet ora diellorea. Akrepat e orës duhen kthyer 1 orë prapa në orën 3 të mëngjesit. Kështu, do të flemë 1 orë më shumë, por do të kemi një orë më tepër errësirë.

Të gjitha pajisjet dixhitale si celularë e kompjuter përditësoshen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit Mars, e dielë 31 Mars, kur do të kthehet sërish ora ligjore, e cila për herë të parë u vendos për të kursyer energji elektrike.

Me ndryshimin e orës, vijnë edhe një sërë efektesh në ritmet e organizimit. Duke patur 60 minuta më pak dritë natyrale, evidentohen një sërë shqetësimesh të lehta në orën e brendshme të organzimit që shërben si rregullator, kryesisht e orëve të gjumit dhe nervozizmit.

Poll

MOS HUMB